Subvencionohen mbi 171 mijë aplikime për tekste shkollore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.08.2024, 19:38

Edhe këtë vit Ministria e Arsimit ka marrë vendim që prindërit të subvencionohen për tekste shkollore. Këtë vit ky proces po konsiderohet me i lehtë nga prindërit. Disa nga ta i thanës se këtë vit ky proces ka qenë më i lehtë dhe se pas aplikimit, janë subvencionuar më shpejt.

“ Po kam aplikuar për subvencionim. Shumë e lehtë ka qenë këtë vit proceduara, si të njohësh mënyrën e aplikimit është shumë e lehtë dhe të hollat këtë vit kanë dal shumë shpejt brenda disa ditësh. Po, kam aplikuar, procedura ka qenë e lehtë dhe nuk kam pas telashe dhe paratë kanë dalë shpejt”.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit në një përgjigje përmes postës elektronike ka bërë të ditur për Radio Kosovën së deri më tani kanë aplikuar mbi 194 mijë prindër ose kujdestar ligjor dhe nga ta janë subvencionuar mbi 171 mijë.

“Ju njoftojmë se deri të martën kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar edhe sot. Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve. Siç e kemi thënë edhe më herët, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore dhe si asnjëherë më parë gjithçka është gati për fillimin me kohë e të mbarë të vitit shkollor.” , thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Për këtë vit, nxënësit e arsimit fillor nga klasa e parë deri në klasën e pestë janë subvencionuar me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, subvencionimi është 110 euro për tekste dhe mjete tjera mësimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit