Ky është Arbeni që vrau qenin në Tiranë: Më sulmoi djalin!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.08.2024, 17:27

Personi që shohni në foto është Arben Kamberi nga Dibra, i cili qëlloi me dru në kokë një qen mbremjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja tmerroi banorët e një pallati, pasi i gjithë sheshpushimi u la me gjakun e qenit.

Në një bisedë me gazetarët e JOQ Albania, Arbeni u shpreh se qeni i kishte sulmuar djalin, prandaj edhe e vrau.

Policia e arrestoi mbrëmjen e djeshme 41-vjeçarin, ndërsa sot u lirua, vetëm me një procedim penal.

“Edhe njeri të ishte, nëse do më sulmonte djalin do kisha reaguar njësoj” – tha Arbeni për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit