Pas gjobës 20 mijë euroshe, KESCO shpërndan faturat në zarfe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.08.2024, 15:06

KESCO para disa dite u gjobit me 20 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për shkelje të privatësisë së konsumatorëve.

Pas kësaj gjobe KESCO ka njoftuar se po shpërndan faturat e energjisë elektrike te konsumatorëve në zarfe, ashtu siç e parasheh edhe vendimi i fundit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Me anë të një njoftimi për media bëhet e ditur se ky projekt, i cili ka filluar së implementuari si pilot projekt që nga muaji maj i këtij viti në disa lokalitete në formë të pilot projektit, pastaj nga 22 qershori i këtij viti, pilot projekti u zgjerua në të gjitha distriktet në lokalite të caktuara, për të filluar me komplet konsumatorët në muajin gusht.

“Kjo formë e re e shpërndarjes së faturave pa dyshim që po has në shumë vështirësi për ta implementuar në plotni. Një nga pengesat kryesore është mungesa e kutive postare, mungesa e adresave dhe numri identifikues i shtëpive apo objekteve banesore. Këto po e vështirësojnë tej mase procesin e dorëzimit të faturave”, thuhet në kumtesën për media të KESCO-s.

Më tutje në njoftim theksohet se futja në zarfe e të gjitha faturave, përpos pengesave në terren, po ngadalëson edhe komplet procesin e leximit dhe faturimit.

Të gjitha këto rrethana, sipas KESCO-s, e bëjnë të domosdoshme marrjen në konsideratë të ndonjë alternative tjetër, ku esencial do të ishte bashkëpunimi ndërinstitucional që të gjendet zgjidhja sa më e mirë dhe sa më efikase, benefitet e të cilave do t’i korrnin konsumatorët fundor.

“KESCO ka mbi 700 mijë konsumatorë anekënd Kosovës, dhe çështjet operacionale, sidomos në vende rurale, e vështirësojnë edhe më tepër realizimin e këtij projekti. Kemi shqyrtuar edhe organizimin e dërgesave postare, por që nuk janë unike për të gjithë dhe nuk krijojnë mundësi veprimi për të gjithë konsumatorët fundorë”, thuhet tutje në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit