Vidhte motorët në Igumenicë dhe i shiste në tregun e zi në Shqipëri, zbulohet identiteti i shqiptarit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.08.2024, 12:06

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi u kap në flagrancë duke vjedhur motorë në Igumenicë.

Shqiptari në fjalë, Orest Veizaj, vidhte motorë në Igumenicë dhe i shiste në tregun e zi për vetëm 1 mijë euro. Ai kërkonte një model specifik motori, Papaqi 125-kubiksh, i cili shitet shtrenjtë në Shqipëri.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen dhe habiti policët ishte mënyra se si ai kryente këto vjedhje. Veizaj nisej në këmbë çdo mbrëmje dhe kalonte në territorin grek për të mbërritur në Igumenicë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Pas disa vjedhjeve, policia greke kuptoi planin e tij, kështu që intensifikuan patrullimin gjatë natës dhe, mëngjesin e djeshëm, Veizaj u pikas nga policia teksa po ecte në rrugë. Ai u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një motor tjetër dhe u arrestua menjëherë.

Pas arrestimit, Veizaj e pranoi krimin dhe u dërgua menjëherë në prokurorinë kompetente të Thesprotisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit