Turisti ngel pa ujë në Golem, ujësjellësi i thotë: Denonco te JOQ

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.08.2024, 20:01

Një turist i huaj, i cili po qëndron në Golem, Kavajë, ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania përvojën e tij të pakëndshme gjatë pushimeve në Shqipëri. Në mesazhin e tij, turisti shprehet i zhgënjyer nga mungesa e ujit dhe nga shërbimi i dobët i autoriteteve përgjegjëse.

"Jam një turist në vendin tuaj pas shumë rekomandimeve. Kam ardhur me familjen time, që përfshin dy fëmijë nën 2 vjeç. Kjo është hera e dytë brenda një jave që kemi mbetur pa ujë në Golem, Kavajë. Ne u përpoqëm të kontaktojmë autoritetet e ujësjellësit, por ata u treguan shumë të pasjellshëm. Njëri prej tyre na tha 'Nuk jam sekretari juaj, shkruani tek JOQ' dhe më pas mbylli telefonin."

Kjo përvojë e keqe ka shtyrë turistin të vendosë që të mos e vizitojë më Shqipërinë dhe të paralajmërojë të tjerët që të qëndrojnë larg. Mesazhi përfundon me një deklaratë të fortë: "Si shumë turistë të tjerë, kjo është hera e fundit që do të vizitojmë këtë vend dhe do t'i tregojmë të gjithëve që të shmangin ardhjen këtu."

JOQ Albania ka marrë gjithashtu një video që dokumenton situatën, të cilën e gjeni në vijim. Kjo ngjarje ngre shqetësime për ndikimin e mungesës së shërbimeve bazë në imazhin e turizmit në Shqipëri dhe rëndësinë e përmirësimit të tyre për të ruajtur reputacionin e vendit si një destinacion turistik tërheqës.

Në vijim gjeni mesazhin e turistit dhe videon e dërguar prej tij:

Hi JOQ. I am a tourist in your country after many recommendations. I have come with my family which includes 2 children under 2 years old. This is now the 2nd time in 1 week that we have been left without water in Golem, Kavaja. We have tried to contact the water authorities and he was very rude and he said” I am not your secretary, write to JOQ” and hung up. As many other tourists this is the last time we will visit this country and will be telling everyone to stay away. Please see the video i have attached.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit