Presidenti Begaj u akuzua për plagjiaturë. UT-ja dhe Ministria e Arsimit heshtën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.08.2024, 17:21

Studiuesi Taulant Muka akuzon presidentin Begaj për plagjaturë.

“Presidenti Begaj me Punim Plagjiaturë, Dekreton Rektorë të Akuzuar për Plagjiaturë, Pavarësisht Shkeljeve ligjore!”, shkruan ai për ceremoninë e dekretimit për rektorët e rinj të universiteteve publike, duke shpërfillur akuzat për plagjiaturë ndaj rektorit të rizgjedhur të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Muka shprehet se punimi i doktoraturës së Begajt, i publikuar në vitin 2014, është marrë nga materialet e një shoqate për mjekësinë në SHBA. Sipas tij janë vendosur të dhënat e SHBA-së, sikur janë të dhëna për Shqipërinë.

“Zoti Begaj, i cili është mjek në profesion, ka marrë titullin profesor i asociuar, për të cilin nevojiteshin publikime me faktor impakti. Megjithatë, kërkimet tregojnë se jo vetëm që nuk ka publikime të tilla, por edhe një nga artikujt e tij, "Assessment and Management of Gastrointestinal Disorders during Pregnancy", i publikuar në Advances in Life Science and Technology (https://www.iiste.org/.../index.php/ALST/article/view/17044), është 100% i kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut (https://web.archive.org/...//www.obmed.org/pdfs/gastro.pdf). Madje, Presidenti vendos të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë”, shkruan ai duke bashkangjitur edhe fakte për të përforcuar akuzën.

Por zëdhënësja e presidentit, Arta Sakja tha për “BIRN” se “çdo e dhënë është e referuar sipas kritereve të caktuara nga metodologjia e punimeve akademike”.

Gjithashtu, artikulli sipas tyre kishte kaluar shumë filtra para publikimit në revistë, që sipas presidencës ishte një revistë me standarde të larta.

Gjithashtu, të njëjtin qëndrim mbajti edhe “Qëndresa Qytetare”, një organizatë civile që merret me problematikat e arsimit.

Drejtori ekzekutiv Rigels Xhemollari i tha BIRN-it se argumenti i presidencës nuk qëndron dhe se rasti i denoncuar nga Muka nuk lë vend për të diskutuar nëse janë cituar referencat apo jo.

“Kjo është 100 për qind plagjiaturë”, tha Rigels Xhemollari, drejtori ekzekutiv i “Qëndresës Qytetare”. “Duket qartë në artikull që presidenti ka marrë të dhëna të 2004 dhe i ka publikuar 10 vite më pas, ka marrë të dhëna të SHBA duke ia veshur si të dhëna të Shqipërisë”, shtoi ai.

Revista ku u publikua artikulli shkencor me titullin “Vlerësimi dhe menaxhimi i çrregullimeve gastrointestinale gjatë shtatzënisë” me bashkautor Bajram Begaj dhe Rustem Celami, nuk renditet në platformat e impaktit shkencor, “Thomson Reuters” dhe “Scopus”, të cilat kërkohen nga ligji shqiptar i Arsimit të Lartë si kusht për të fituar titullin akademik.

Në revistën në fjalë mund të publikojë cilido studiues kundrejt parave nga 160 USD deri në 325 USD.

Nuk pati asnjë reagim nga Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit gjatë zgjedhjeve të qershorit në universitete për akuzën e Mukës, sipas të cilit rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, kishin bërë plagjiaturë në tezat e doktoraturës.

Gjatë protestave studentore të vitit 2018, verifikimi i punimeve shkencore të stafit akademik ishte një nga kërkesat themelore, mirëpo asgjë nuk u bë përpos premtimeve të qeverisë.

Ministria e Arsimit lidhi marrëveshje me një platformë elektronike që do të mundësonte verifikimin e punimeve shkencore, por procesi nuk u ndoq. Kurse në vitin 2020, ministria ia kaloi detyrimet për verifikim vetë universitetit, por asnjë rast nuk u denoncua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit