“I dridhej zëri, kërkonte ndihmë – thoshte se po qajnë fëmijët”, Gashi tregon detaje për komunikimin me Osmanin për incidentin në Aeroportin e Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.08.2024, 14:49

“Më thirri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dridhej zëri, kërkonte ndihmë. Ajo më tha se kishte probleme në aeroportin e Shkupit dhe se ishte ndarë nga fëmijët që ishin gjithashtu në aeroport”.

Kështu ka thënë këtë martë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, pasi është pyetur nga gazetarët për incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit në fillim të këtij muaji, meqë kjo fundit kishte kërkuar ndihmë nga kryekuvendari i RMV-së.

“Më tha se fëmijët ishin shumë të frikësuar dhe po qanin. Më duhej të ndihmoja. Nuk e di se cili person nuk do të ndihmonte nëse dikush lutet për ndihmë”, ka treguar Gashi, shkruan AP.

Ndërsa më 1 gusht, Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit, pati theksuar se në aeroportin e Shkupit, presidentes sigurimi ka tentuar që t’ia marrë telefonin personal, por pati theksuar se Osmani ka refuzuar, teksa ka hasur në rezistencë nga pala maqedonase.

“Në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë”, thuhej në reagim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit