Grupi kriminal me 27 anëtarë që pastroi 65 milionë euro, para nga trafiku i kokainës, u shpërbë nga policia spanjolle dhe Europol shtatorin e vitit të kaluar.
Tashmë çifti është nën hetimin e SPAK-ut, pasi pasuria e tyre nuk justifikon burimet e ligjshme.
Po kush janë Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj?
Dyshohet se Nexhmedin Danaj ka rol kryesor në grupin kriminal.
Dyshohet që Danaj lëviz paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai. Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000.
Emri i Algerta Fejzullaut u lakua për herë të parë në shkurt të vitit 2014, kur u arrestua për korrupsion.
Fejzulla përmes një avokateje në Vlorë, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e vendimit gjyqësor.
Algerta Fejzulla u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet.
Në vend që të reflektonte, Algerta së bashku me bashkëshortin e saj u pasuruan shpejt nëpërmjet veprave të paligjshme.
Në vitin 2015, Fejzulla e pezulloi aktivitetin si avokate disa muaj pas regjistrimit, me adresë Rruga Sulejman Delvina, Vlorë.
Në vitin 2023, Algerta themeloi kompaninë“Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, me përshkrimin si agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj.
Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista.
Gjithashtu, emri i kompanisë nuk është quajtur rastësisht “Dubai im”, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.
Nexhmendin Danaj është ortak me 30% në televizionin kabllor “Vlora”, së bashku me vëllain tjetër Vexhi Danaj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.