Jasharaj kërkon rritje urgjente të pagave për sektorin e arsimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.08.2024, 14:36

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë se më 2 shtator nuk do të ketë grevë.

Por, Jasharaj paralajmëroi që në mes të muajit shtator do të ketë një mbledhje, në të cilën tha se do të analizohet situata si edhe do të respektohet vullneti i anëtarëve.

“Në mes shtatorit do ta kemi një takim të këshillit drejtues që është organi më i lartë mes dy kongreseve, do ta analizojmë situatën, pasi edhe vitin e kaluar shkollor kishim zëra kogja të theksuar që në mungesë të dialogut kërkonin që të kemi veprime sindikale, do të shohim se cfarë do na sjell takimi i mesit të shtatorit, e unë dhe stafi kemi obligim statutor që të respektojmë vullnetin e anëtarësisë, se cfarë do të ndodhë në shtator e tutje sa i takon aktiviteteve dhe veprimeve sindikale mbetet ta thonë vetë anëtarësia përmes përfaqësuesve të tyre”, tha Jasharaj.

Teksa theksoi se pakënaqësitë janë të mëdha për ligjin e pagave, ku koeficienti i ngritur nga 105 në 110 ishte ironik.

“Dorën në zemër, duhet pranuar se ka pakënaqësi të mëdha, ka pakënaqësi për ligjin e pagave, për koeficientin që u ngrit nga 105 në 110 dhe solli një ngritje ironike për vetëm 28 euro në muaj në kohën kur në shtetet përeth nesh janë bërë lëvizje të mëdha të pagave në sektorin publik, po e përmendi Shqipërinë që është vendi më i afërt, me këtë situatë që kemi, kërkesat e zërat e pakënaqësisë janë të pranishëm dhe do të shohim se si do prezentohen dhe cilat do të jenë këkesat e anëtarësisë në mbledhjen që do ta mbajmë në mes të shtatorit, dhe jemi të obliguar të vendosim ashtu siç mendon shumica e anëtarësisë tonë”, shtoi Jasharaj për Dukagjinin.

Jasharaj tha se duhet të ketë rritje urgjente të pagave në sektorin e arsimit, sipas tij rritje të vlerës së koeficientit për së paku 30%.

Si dhe kërkesë tjetër nga SBASHK-u është edhe përmirësimi i kushteve të punës në shkolla.

“Do të veçoja rritje në mënyrë urgjente të vlerës së koeficientit për së paku 30%, pastaj këkesë që të përmirësohen dukshëm kushtet në shkolla, pasi me këto kushte që punohet në shkolla me shpuzë dhe shkumës, jemi larg kërkesave të shekullit 21, dhe po kemi telashe në realizimin e objektivave, sepse mësimdhënësit duan të arrijnë sukses në profesionin e tyre të shenjtë, në arsimimin e brezave, nuk po mund të arrijmë objektivat në mungesë të kushteve të punës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit