VLEN: BDI po abuzon me FFM-në, po mundohet të shkaktojnë përplasje në mes tifozëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.08.2024, 11:03

Sjellja destruktive e BDI-së po vazhdon. Që nga dje, në përpjekjet për të krijuar tensione etnike, Artan Grubi dhe klika e tij kanë abuzuar me FFM-në, të udhëhequr nga Muhamed Sejdini, akuzojnë sot nga koalicioni VLEN.

“Qëllimi i udhëheqjes kriminale të BDI-së është të përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia penale për korrupsionin politik masiv dhe të mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme nga populli shqiptar.

Në vend që të bëjnë sehir, BDI-ja duhet të përgjigjet menjëherë: A është e vërtetë që, nën urdhrat e Artan Grubit dhe Omer Bunjakut, në ndeshjen ndërmjet FK Brera dhe FK Shkëndija në Strumicë është testuar një plan i BDI-së për të krijuar tensione përmes incidenteve në ngjarje sportive? A e ka zgjedhur me qëllim dhe në mënyrë të vetëdijshme Muhamed Sejdini, president i FFM-së dhe i arrestuar gjatë fushatës zgjedhore për blerje votash për BDI-në, një delegat të tillë për këtë ndeshje, për të kërkuar nga policia largimin e tifozëve që kishin shfaqur flamurin shqiptar? A planifikon BDI-ja, duke ndjekur skemat e Vuçiqit, të shkaktojë përplasje ndërmjet grupeve të ndryshme të tifozëve dhe tensione ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve në periudhën e ardhshme? Çfarë është i gatshëm të bëjë Artan “Belivuku”?”, thonë nga atje,

Nga VLEN u bëjnë thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve.

“BDI-ja nuk i mbron simbolet e identitetit kombëtar shqiptar, por e përdhos flamurin e shenjtë shqiptar nga frika e përgjegjësisë për skandalet e korrupsionit, siç janë Soaravia, bizneset e lojërave të fatit dhe tenderët e paligjshëm.

Nga atje theksojnë se grupet e tifozëve të klubeve sportive shqiptare janë një segment i rëndësishëm i shpirtit sportiv të shoqërisë.

Prandaj, shtojnë nga atje, i ftojmë ata të jenë veçanërisht të kujdesshëm në periudhën e ardhshme që të mos përfshihen në skenarët e Bashkimit Antidemokratik për Dezintegrim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit