Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në seancën e Këshillit ka folur për çështjen e emërtimit të rrugëve të qytetit. Ai tha se ka formuar grup pune, i cili për tre muaj ka bërë identifikimin e rrugëve që nuk kanë emra adekuat.
Ai tha se procesi i emërtimi të rrugëve do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E kemi mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë për këtë çështje. Shumë rrugë dhe lagje në Komunën e Tetovës kanë qenë me emërtime joadekuate. Prandaj kam ngritur një grup pune që ka punuar në identifikimin e rrugëve dhe si rezultat i asaj janë identifikuar gati 300 rrugë që janë emërtuar jo sipas ligjit. Do të kemi proces gjithëpërfshirës për emërtimin e rrugëve të qytetit”.
“Në procedurë është miratimi i një ligjit në kuadër të kadastrës, që parasheh obligimin e të gjitha institucioneve të përdorin emrat e rrugëve që i vendos komuna. Në këtë rast ka aplikacion që e menaxhon Agjencioni i Kadastrës, ku regjistrohen të gjitha rrugët, e që do të jenë të obliguara ta shfrytëzojnë të gjitha institucionet publike apo private”, tha mes tjerash Kasami.
Ndërsa këshilltari i BDI-së në Komunën e Tetovës, Liridon Disha, tha se që nga viti 2006 është miratuar aktvendim për emrin e rrugëve, shesheve dhe objekteve tjera në Komunën e Tetovës, atëherë kur kryetar ka qenë Hazbi Lika.
“Për hir të së vërtetës, unë kam një aktvendim të shpalljes së listës së emrave të rrugëve dhe shesheve në Komunën e Tetovës, i cili është miratuar me Badenter në vitin 2006, kur kryetar komune ka qenë Hazbi Lika. Unë i kisha propozuar kryesisë së Komunës së Tetovës ta kërkojë këtë vendim të këshillit komunal dhe t’i vendosni emrat që janë miratuar nga këshilli komuna”, tha Disha.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.