I akuzuar për disa krime, arrestohet Pavel Durov, themeluesi i “Telegram”-it

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.08.2024, 13:52

Të shtunën rreth orës 20:00 ra në pranga themeluesi i aplikacionit “Telegram” teksa zbriti nga avioni privat në aeroportin Lë Burget, në periferi të Parisit.

Ndaj 39-vjeçarit është lëshuar një urdhër kërkimi nga Departamenti Kombëtar i Hetimit Kriminal të Francës, për lejimin e një game të gjerë krimesh për shkak të mungesës së moderatorëve në “Telegram” dhe mungesës së bashkëpunimit me policinë.

Pavel Durov u fut në paraburgim dhe të dielën doli para Gjykatës për një mori akuzash që kanë të bëjnë me aplikacion e njohur Telegram: “Terrorizëm, drogë, bashkëpunim, mashtrim, pastrim parash, marrja e mallit të vjedhur, përmbajtje kriminale për të mitur”.

“Telegram i bindet ligjeve të BE-së, përfshirë Aktin e Shërbimeve Dixhitale. Moderimi i tij është brenda standardeve të industrisë dhe po përmirësohet”, tha “Telegram” në një deklaratë për arrestimin. “Pavel Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe udhëton shpesh në Europë. Është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj janë përgjegjës për abuzimin që ndodh në platformë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit