Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orën 01:10 më 26 gusht 2024 ndërron jetë në QSUT i dënuari Fotaq Zaharia ose ndryshe “i forti i Vlorës”.
Bëhet me dije se Zaharia ishte shtruar në spital me insuficiencë respiratore dhe po trajtohej që nga data 16 Gusht.
“I forti i Vlorës” ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Më 22 korrik të këtij viti, Zaharia ishte shtruar në spitalin e burgjeve, mirëpo përkeqësimi i gjendjes shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar.
Po kush është Fotaq Zaharia?
Fotaq Zaharia njihej gjatë viteve 1997-2007 si “i forti i Vlorës” për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve me armë.
Akuza më e rëndë ndaj tij ishte plagosja e shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliu, që e kreu në bashkëpunim me Armando Begën, me të cilin ishte arratisur nga qelitë e paraburgimit të Vlorës në vitin 2000.
Zaharia u kap në shtëpinë e vjehrrës së tij në Vlorë dhe u plagos në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, që u pasua nga një betejë e gjatë gjyqësore për shkak të kërkesës për mjekim të detyrueshëm spitalor prej gjendjes së keqe shëndetësore dhe paralizimit të këmbës si pasojë e plagës së marrë gjatë operacionit të arrestimit 17 vite më parë.
Gjykata e Krujës urdhëroi që të kryhej një ndërhyrje tjetër kirurgjikale në vitin 2025, sepse pjesa metalike e vendosur në këmbë po i përkeqësonte shëndetin. Ky vendim nuk u zbatua, duke shkuar kështu në Gjykatën e Strasburgut. Në vitin 2016 kjo gjykatë urdhëroi përkohësisht ekzekutimin e tij.
Mirëpo mjekët në Shqipëri pretendonin se e kishin të pamundur ta bënin ndërhyrjen. Kështu, çështja vijoi në Strasburg ku vitin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, detyroi qeverinë shqiptare t'i jepte të dënuarit 15 mijë euro dëmshpërblim.
Ndërsa një vit më parë, Zaharia kishte nisur një betejë të re gjyqësore në Gjykatën e Lartë, ku kërkonte trajtim mjekësor dhe ndërhyrje kirurgjikale për këmbën e paralizuar. Me pretendimin se ndodhej në kushte çnjerëzore, kërkonte lirinë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.