Përfaqësuesit e brezit të ri (gjenerata Z) duket se e konsiderojnë emojin me fytyrë të buzëqeshur si 'pasiv-agresiv' dhe 'ogurzi'.
Përdorimi i emojive duket se është bërë një fushë e minuar.
Nga zbulimet se çfarë në të vërtetë simbolizon emoji me sy të ëmbël, deri te lajmet se simboli me gishtin e ngritur nuk është aq pozitiv sa kemi menduar gjithmonë, duket se shumë gjëra mund të humbasin në përkthim kur zgjedh një emoji të vogël për mesazhin tënd.
Lajmi më i fundit për emojit është se gjenerata Z e shikon ikonën me fytyrë të buzëqeshur tejet ofenduese.
Duket se problemet me emojin me fytyrë të buzëqeshur janë pjesë e një ndarjeje brezash.
Brezat më të rritur (milenialët) duket se nuk kanë problem të shtojnë një buzëqeshje në mesazhet e tyre.
Donna Scott, 38 vjeç, tha për The Independent: "Gjithmonë kam menduar se ishte një mënyrë për të treguar se ajo që po thoja në një mesazh ishte në një kontekst të lumtur dhe pozitiv, pasi shpesh qëllimi i një mesazhi mund të humbasë.
Unë nuk e shoh si pasiv-agresiv, mendoj se ka plot emoji të tjerë që janë më të përshtatshëm për këtë, si emoji me vetullën e ngritur. Më ka habitur të dëgjoj se shihet në këtë mënyrë."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.