BDI: Tetova e Gostivari në borxhe, ndërsa Kasami e Taravari i shërbejnë OBRM-PDUKM-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.08.2024, 10:28

BDI në nj kumtesë për media thotë se “është për keqardhje gjendja në Komunën e Gostivarit dhe Tetovës, që menaxhohen nga Arben Taravari dhe Bilall Kasami, duke qenë në mesin e komunave që nuk menaxhohen mirë aspak dhe që janë të zhytura në borxhe”.

Nga BDI thonë se me një borxh mbi 100 milionë euro, Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale në Gostivar është e para në listë, e ndjekur nga Komuna e Gostivarit që për 7 vjet rresht vazhdon të thellohet në borxhe.

“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më herët ka alarmuar opinionin për gjendjen kritike financiare të komunave përkatëse dhe se qytetarët e kanë të qartë më se pse mungojnë investimet kapitale në këto komuna. Lidhur me borxhin nuk qëndron aspak më mirë edhe komuna e Tetovës që udhëhiqet nga Bilall Kasami”.

“Ky i fundit në vend që të merret me menaxhimin e komunës, duke garuar me kolegun e tij, kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari, se cili po e bën vazalin më të mirë tek shefi i tyre, Mickovski, komuna dhe ndërmarrjet publike vazhdojnë të fundosen në borxhe. Por, nga prijësit e shkeljes së legjitimitetit shqiptarë nuk mund të presim më shumë”.

“VLEN pasi degradoi gjitha të arriturat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv, ka vendosur që të fundos plotësisht edhe gjendjen e komunave që menaxhojnë, duke mos u angazhuar të përfundojnë asnjë projekt kapital për komunat që qeverisin. Qytetarët nuk meritojnë një keqmenaxhim të tillë”, thonë nga BDI.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit