Prej sot gjoba për shoferët që nuk i kanë ndërruar patentëshoferët serbë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.08.2024, 10:26

Të premten ka përfunduar procesi i zëvendësimit të patentëshoferëve të Serbisë me shenjat e qyteteve të Kosovës në patentë të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës. Nga dita e sotme, drejtuesit e automjeteve që nuk kanë ndërruar dokumentet, gjobiten nëse kapen nga policia rrugore duke drejtuar automjetet e tyre.

Pesë muaj pas përfundimit të ri-regjistrimit të automjeteve nga targat e Serbisë në ato të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës filloi procesin e ndërrimit të patentë shoferëve. Shoferëve u është dhënë një afat prej tre muajsh e gjysmë që t’i ndërronin patentëshoferët e lëshuar nga MPB-ja e Serbisë me shenjat e qyteteve të Kosovës në patentë të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Fillimisht u dha afati nga 9 maji deri më 9 gusht, e më pas MPB-ja e Kosovës e zgjati procesin e zëvendësimit deri më 23 gusht. Ky afat ka skaduar të premten, kështu që nga sot vozitësit, para së gjithash në veri të Kosovës ku ka pasur më së shumti dokumente të tilla, nuk do të mund të drejtojnë më veturat e tyre nëse kanë dokumente serbe.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë fundjavës ka paralajmëruar se shoferët që nuk kanë bërë zëvendësim nuk do të mund t’i ngasin veturat e tyre dhe nga sot do të fillojnë me ndëshkimin e tyre, pasi që dokumentet e tilla konsiderohen të paligjshme në Kosovë.

Nuk dihet se sa do të jetë shuma e gjobës dhe siç tha MPB-ja e Kosovës, këto gjoba do të caktohen nga gjykata. Procesi i shkëmbimit të patentëshoferëve ka shkuar pa probleme dhe gjatë kësaj periudhe janë shkëmbyer mbi 6.300 dokumente.

Më së shumti kërkesa për ndërrim të patentëshoferëve janë paraqitur në veri të Kosovës, 5.574.

Në Leposaviq ka pasur 1.944 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 1.536, në Zubin- Potok 940 dhe në Zveçan 1.154.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit