Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një konflikt për ngacmim ka përfunduar me vrasjen e një personi.
25-vjeçari Darmend Keli ka qëlluar për vdekje me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari, pasi ky i fundit dyshohet se ngacmoi të fejuarën e autorit.
Incidenti nisi kur Keli, duke parë nga ballkoni i shtëpisë së tij, vuri re se Hoxhallari po ngacmonte të fejuarën e tij. I revoltuar, ai mori një thikë nga shtëpia dhe zbriti poshtë për t'u përballur me Hoxhallarin. Situata degradoi në një përleshje të dhunshme, ku Keli e qëlloi Hoxhallarin katër herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas informacioneve të para, autori dhe viktima nuk njiheshin më parë.
Amarildo Hoxhallari ishte banues në Yzberisht dhe kishte një të kaluar kriminale. Në janar të vitit 2015, Hoxhallari ishte arrestuar si i dyshuar për porositjen e një atentati ndaj Pajtim Serjanit, një i njohur i botës së krimit dhe mik i Emiljano Shullazit. Në atë atentat mbeti i plagosur Serjani dhe një efektiv i policisë, Roland Meta.
Po ashtu, në korrik të vitit 2024, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfiskoi pasurinë e kushëririt të Amarildo Hoxhallarit, Aurel Hoxhallari, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit në janar të vitit 2018 në Tiranë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.