“Audi” i blinduar dhe pritë me kallashnikov: Çfarë ndodhi mbrëmë në Vaun e Dejës?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.08.2024, 14:51

Një nngjarje kriminale e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxa, njësia Bushat, bashkia Vau Dejës është zbardhur nga policia.

Vëllezërit Prendi dhe një person tjetër janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të incidentit të rëndë.

Sipas hetimeve paraprake, njëri prej vëllezërve Prendi ka qëlluar me automatik kallashnikov nga një motor në drejtim të një mjeti të blinduar tip "Audi".

Të dyshuarit e tjerë kanë qenë në një mjet tip "BMW", i cili është sekuestruar nga policia dhe është i dëmtuar nga plumbat, duke ngritur dyshime për një shkëmbim zjarri midis palëve.

Ka dyshime se ngjarja që mund të kishte pasoja më të rënda ka ndodhur si rezultat i një konflikti të mëparshëm mes personave që ndodheshin në automjetin e blinduar "Audi" dhe vëllezërve Prendi.

Mendohet se personat në "Audi" ishin në rrugë për të takuar vëllezërit Prendi, por u pritën me armë zjarri. Ndërsa personat në "Audi" arritën të largohen nga vendngjarja me një mjet tjetër që ndodhej në mbështetje të tyre.

Policia ka kryer kontrolle në banesën e vëllezërve Prendi në fshatin Rranxa, por ata nuk janë gjetur aty. Aktualisht, autoritetet kanë mbledhur pamje nga kamerat e sigurisë në zonën përreth dhe kanë sekuestruar automjetin tip "BMW" për hetime të mëtejshme.

Efektivët e policisë janë ende në terren dhe vijojnë punën për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë dhe për të arrestuar autorët e dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit