Plagoset shqiptari në Kretë, kush është durrsaku me precedentë penalë në Greqi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.08.2024, 14:47

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shqiptar u gjet i plagosur me armë zjarri në pyllin e Kerit në Irakleo të Kretës.

40-vjeçari u dërgua në spitalin “Pagni”, në Kretë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për Durim Muslija nga Durrësi, i cili rezulton me precedentë të shumtë penalë në Greqi për drogë.

Sipas viktimës, ai po parkonte jashtë banesës, kur disa persona të maskuar e kërcënuan të hipte në makinë dhe më pas e dërguan në pyll, ku e qëlluan me armë në lartësinë e pulpës së majtë. Sakaq, Autorët e ngjarjes u larguan duke e lënë vetëm.

Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes, ndërsa 40-vjeçari rezulton se është kërcënuar disa herë, më herët.

Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Dyshohet se autori e ka kërcënuar 40-vjeçarin që të heqë dorë nga një femër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit