Rrugët me pagesë penalizojnë rajonet e varfra të Veriut

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.08.2024, 12:11

Rajoni i Veriut, rajoni më i varfër për nga të ardhurat për frymë në raport me pjesën tjetër të vendit, po penalizohet edhe më shumë nga rrugët me pagesë.

Familjet e Veriut, që jetojnë në Tiranë, për t’iu ardhur në ndihmë të afërmeve që jetojnë në qytetet e Kukësit dhe Tropojës, duhet të paguajnë 15 euro vajtje-ardhje për në vendlindje.

Qyteti i Kukësit, qarku më i varfër i vendit dhe nga më të varfrit në Europë, u penalizua edhe më shumë, sepse me ndërtimin e urës së re mbi Drin nga kompania koncesionare, hyrja e qytetit e humbi lidhjen me aksin kombëtar.

Kur u matën të dhënat e varfërisë për herë të fundit në vitin 2012, niveli i varfërisë në rang kombëtar ishte 12,3%, ndërsa në Qarkun e Kukësit, 22.5%, ose dy herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Pas vitit 2014, Qarku i Kukësit ka pësuar rënie të ekonomisë, gati si me pasojat fatale që shfaq një forcë madhore, të tilla si fatkeqësitë natyrore.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, nga viti 2014-2020, ekonomia e qarkut më të varfër të vendit shënoi rënie kumulative, me rreth 11%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë, ekonomia kombëtare u zgjerua me 13.7%.

Shpenzimet e transportit janë pjesë bazë e e shpenzimeve familjare.

Rritja e shpenzimeve të transportit vetëm sa do të thellojë më tej pabarazinë ndërmjet Veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe do të ndikojë për keq në lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës drejt plazheve të Jugut.

Ndërsa në Kosovë çmimi i naftës është gati 30% më i lirë sesa në Shqipëri, ndërsa kostot e ndërtimit të rrugëve janë nga më të ulëtat në Europë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit