Shqipëria furnizuese e Izraelit me naftë, rrezikon të akuzohet për krime lufte në Gaza

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.08.2024, 10:35

Ekspertët ligjorë kanë paralajmëruar se vendet përgjegjëse për dërgesat e naftës dhe karburantit në Izrael mund të cilësohen bashkëpunëtorë në krimet e luftës në Gaza.

Hulumtimi i ri i porositur nga organizata jofitimprurëse Oil Change International (OCI) ka zbuluar "furnizimin e vazhdueshëm dhe të zgjeruar të naftës duke nxitur gjenocidin e vazhdueshëm të Izraelit".

Izraeli mbështetet shumë në këto dërgesa (naftë papërpunuar dhe produkte të rafinuara të naftës) për të fuqizuar avionët luftarakë, tanket dhe automjetet ushtarake në sulmin në Gaza, por edhe për buldozerët e përdorur për të rrafshuar shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor.

Studiuesit e OCI, të cilët gjurmuan 65 dërgesa të naftës dhe karburantit në Izrael midis 21 tetorit të vitit të kaluar dhe 12 korrikut, zbuluan se së bashku këto vende i kishin furnizuar Izraelit 4.1 milion ton naftë bruto që nga fillimi i luftës në Gaza.

Ndërsa Azerbajxhani mbetet furnizuesi kryesor i Izraelit me naftë bruto, Italia, Shqipëria dhe Greqia gjithashtu furnizuan me naftë të parafinuar vendin pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në janar, i cili urdhëroi Izraelin të ndalonte aktet e tij gjenocidale në Gaza dhe paralajmëroi se aleatët e tij rrezikojnë të përballen me akuzat për "bashkëfajësi në gjenocid" nëse vazhdojnë të mbështesin atë.

Raporti zbuloi gjithashtu një rritje të furnizimeve afrikane. Gaboni mbetet furnizuesi kryesor i naftës së papërpunuar për Izraelin, por dërgesat po mbërrijnë tani edhe nga Nigeria dhe Kongo-Brazzaville.

Ndërkohë, Brazili është përgjegjës për 9 për qind të dërgesave të naftës së papërpunuar në Izrael që nga 7 tetori, duke dërguar gjithashtu një cisternë me karburant në Izrael në prill.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit