BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.9 për qind gjatë vitit 2024

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.08.2024, 15:37

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar projeksionin e tyre në lidhje me rritjen ekonomike të vendit. Sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.9 për qind.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se parashikimet sugjerojnë se ekonomia e Kosovës pritet të rritet më shpejtë gjatë vitit 2024, e mbështetur nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit dhe rritjes së burimeve të financimit.

“Sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia pritet të rritet me 3.9 për qind gjatë vitit 2024. Kjo rritje pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Ndërkohë, importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë një ndikim negativ në rritjen e BPV-së”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimi Tremujor i Ekonomisë.

BQK njofton se sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.6 për qind në TM1 2024.

“Përshpejtimi i rritjes ekonomike kundrejt periudhës së njëjtë të vitit të kaluar lidhet kryesisht me dinamikën e kërkesës vendore, ndërsa eksportet neto ndikuan negativisht aktivitetin ekonomik si rezultat i rritjes së kërkesës vendore që u shoqërua me rritje të importit, liberalizimit të vizave që ka ndikuar në rritjen e importit të shërbimeve të udhëtimit, dinamikave të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa e dobësuar në Eurozonë”.

Rritja ekonomike në TM1 2024 është mbështetur kryesisht nga konsumi dhe investimet, që kontribuuan me 9.1 përkatësisht 1.0 pikë përqindje. Në anën tjetër, eksportet neto patën një ndikim negativ në rritjen reale të BPV-së me

“Në TM1 2024, konsumi është rritur për 8.9 për qind, një rritje shumë më e lartë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Investimet shënuan rritje për 3.1 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së investimeve publike dhe kreditimi.

Sa i përket tregtisë së jashtme, eksportet neto thelluan deficitin tregtar për 12.7 për qind. Rritja e deficitit tregtar ishte pasojë e rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve për 9.1 për qind (importi i mallrave shënoi rritje për 6.9 për qind, ndërsa importi i shërbimeve shënoi rritje për 30.8 për qind), si dhe rënies së eksportit të mallrave për 1.9 për qind, ndërsa eksporti i shërbimeve shënoi rritje për 14.0 për qind”.

Banka Qendrore ka treguar se bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë me i rritur fitimet e tyre vit pas viti. Ky sektor financiar ka arritur të ketë profit të lartë gjatë periudhës janar-qershor 2024.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), për gjashtë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera ndaj qytetarëve dhe bizneseve, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 90.9 milionë euro ose 8.2 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

Në gjashtë mujorin e parë 2023 fitimi i bankave ka qenë 82.6 milionë euro. Në vitin 2022 në këtë periudhë profiti i bankave ishte 65 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit