Hëngri mish derri të pagatuar për 10 vjet, mjekët u lemerisën nga imazhet e skanerit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.08.2024, 19:14

Një 23-vjeçare në Kinë ankohej prej kohësh për dhembje koke, sysh dhe kofshësh kur u diagnostikua me Cisticerkozë.

Mjekët i sugjeruan të bënte Rezonancën Magnetike dhe Tomografinë, ku zbuloi se trupi i saj ishte i infektuar nga parazitë të shumtë.

Vëllai i saj tha se familja e tyre hante zakonisht mish derri të pagatuar, duke zbuluar kështu edhe arsyen e parazitëve në trupin e saj.

“Vajza kishte sy të enjtur, hemorragji të retinës, infeksione në të gjithë trupin dhe kriza epileptike”, tha profesori Meng Qiang, kryemjeku i Departamentit të Neurologjis.

Gjithashtu, tha se raste të tilla kanë pasoja të rënda pasi krimbat parazitarë kanë ndikim të madh në tru dhe ndikojnë në sistemin nervor qendror. Mandej, shtoi se mund të shkaktojnë edhe paralizë të gjymtyrëve, dëmtime ndijore, etj.

Mjekët vendosën t'i jepnin doza të vogla të insekticideve për ta kuruar. Nëse nuk tregonin kujdes, mund të përkeqësohej pasi parazitët të zhdukeshin, duke çuar në reaksione inflamatore ose reaksione të rënda alergjike.

Ndonëse nuk dihet çfarë ndodhi me vajzën pas zbulimit të sëmundjes, ka disa mënyra të thjeshta për të parandaluar cisticerkozën.

Duhet të lani duart pasi shkoni në tualet, pasi ndërroni pelenat dhe para se të hani bukë. Lani dhe qëroni frutat dhe perimet para se t'i hani dhe pini ujë në shishe ose ujë që është zierë për të paktën një minutë, në ato vende ku uji i rubinetit nuk është i pijshëm.

Dhe sigurisht, mos hani mish derri të pagatuar!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit