Polici ankohet tek JOQ: Kushte të papranueshme pune dhe urdhra absurde

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.08.2024, 19:08

Një punonjës policie nga DVP Tiranë ka dërguar një mesazh anonim në redaksinë e JOQ Albania, duke shprehur shqetësimet e tij lidhur me kushtet e vështira të punës dhe urdhrat e paligjshëm që, sipas tij, po aplikohen në Policinë e Shtetit.

Polici thekson se ai dhe kolegët e tij po punojnë me orar të zgjatur prej 12 orësh, gjë që është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kodin e Punës. Ai thekson se, përveç lodhjes fizike dhe temperaturave të larta, pagat për orët shtesë dhe dietat ushqimore që u premtuan nuk janë realizuar plotësisht. Sipas tij, pagesat janë bërë vetëm pjesërisht dhe disa prej premtimeve financiare, si shumat që duhet të hidheshin në kartat e Tirana Bank, nuk janë përmbushur.

Polici gjithashtu denoncon se urdhrat absurdë që po u jepen nga eprorët e tyre, përfshijnë kërkesën për të marrë leje edhe për nevojat më bazike siç janë shkuarja në tualet apo blerja e një shisheje uji. Këto kufizime shtesë janë të papranueshme për punonjësit që po përballen me kushte të rënda pune.

Ai e përfundon mesazhin e tij me një kritikë të fortë ndaj kolegëve që, sipas tij, nuk kanë treguar solidaritet për të kundërshtuar këto urdhra të paligjshëm, duke e cilësuar situatën si më të keqe se në kohën e diktaturës.

Mesazhi mbyllet me një kërkesë për anonimitet, për shkak të frikës së ndëshkimit nga shefat e tij, duke ngritur edhe një herë shqetësimin për mungesën e lirisë në vendin e punës.

Në vijim mesazhi i plotë:

Prsh JOQ, duke ju falenderuar per punen tuaj, kisha nje ankese nga ana ime si punonjes policie i DVP Tirane. Besoj ju e dini shume mire qe e gjithe policia e shtetit dhe gjithe punonjesit e policise po punojne me sherbim te tejzgjatur prej 12 oresh, urdher i cili jo vetem eshte ne shkelje flagrante me ligjin dhe me kodin e punes por pervec ketij fakti qe po qendrojme ne sherbim ne keto temperatura te nxehta oret shtese te punes qe na u premtuan se do paguheshin na i paguan gjysma gjysma. Leket e premtuara te dietes ushqimore nuk behet fjale fare deri tani, na pajisen me kartat e Tirana Bank por deri me sot asnje qindarke nuk eshte hedhur ne llogari gje e cila u tha qe do behej faktike qe para 1 muaji. Etj etj. Por pervec gjithe sa permenda me siper nuk na lejn rehat as shefat tane ku me pafytyresine me te madhe japin urdher qe per cdo levizje qe do behet nga ana e punonjesve te policise duhet te merret leje. Dhe per te kryer nevoja personale, dhe per te ngrene ushqim, dhe per cdo gje te mundshme, e cila eshte teper absurde sepse po punojm nga 12 ore ne mes te vapes pas asnje dit pushimi dhe kur vjen puna dhe nje shishe uje qe duhet ta marrim ne market apo per te shkuar ne tualet duhet te marrim leje tek kta. Ky eshte absurditeti me i madh. Po mir na behet se nuk behemi gjith punonjesit bashk ti kundershtojm kto urdhra te paligjshem dhe tu tregojm vendin atyre qe japin urdhra qe nga zyrat dhe ne kondicioner gjith diten. Duke ju falenderuar shpresoj qe msg ime te merret parasysh. Dhe anonim ju lutem se keta te heqin nga puna. Eshte ber me keq se diktatura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit