Nis testimi për vaksinën e parë në botë kundër kancerit të mushkërive

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.08.2024, 14:04

Mjekët kanë nisur testimin e vaksinës së parë në botë për kancerin e mushkërive mRNA te pacientët, pasi ekspertët thanë se ka një potencial novator për të shpëtuar mijëra jetë.

Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor në botë i vdekjeve dhe shkalla e mbijetesës së pacientëve që kanë forma të avancuara të kësaj sëmundjeje është zakonisht e ulët.

Ekspertët po testojnë një vaksinë të re që udhëzon trupin të identifikojë dhe sulmojë qelizat e kancerit e më pas, i parandalon që të rikthehen. E njohur si “BNT116” vaksina është e prodhur nga BioNTech.

Prova klinike e fazës së parë dhe studimi te njerëzit ka nisur në 34 hapësira kërkimore dhe në 7 vende të botës, në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Hungari, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

Një pacient në Mbretërinë e Bashkuar u vaksinua gjatë kësaj jave. Rreth 130 pacientë të prekur nga kanceri i mushkrive në faza të ndryshme, do të regjistrohen për të kryer vaksinimin, së bashku me imonuterapinë.

Qëllimi është të forcohet imuniteti i një personi me kancer, duke lënë qelizat e tjera të shëndetshme të paprekura.

Janusz Racz, 67 vjeç, nga Londra, ishte personi i parë që bëri vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar. Në maj të këtij viti ai u diagnostikua me kancer në mushkëri dhe filloi kimioterapinë dhe radioterapinë.

Racz mori gjashtë injeksione të njëpasnjëshme në Institutin Kombëtar për Kërkime Shëndetësore Kërkimore. Çdo dozë përmbante përbërje ARN (molekulë polimerike që është thelbësore për shumicën e funksioneve biologjike). Pacienti do ta marrë vaksinën rregullisht, për 6 javë resht dhe më pas, 1 herë në 3 javë për një periudhë 54-javore.

Mjekët janë optimistë për trajtimin dhe shpresojnë që vaksina të ndalojë rikthimin e kancerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit