Teksa populli është në dorë të Zotit që t’i shpëtojë ndonjë helmimi të mundshëm pas konsumit të produkteve të skaduara të marketeve që u fshihet e ndërrohet data e skadencës, Mondi ia ka futur një mendje të lehtë me pushime në vilat e tij në Gjirin e Lalzit pasi u ka vjelur gjobat bizneseve.
Sipas burimeve për JOQ, drejtori gjobaxhi i AKU, ka 2 vila në Lalz, njërën tek Lura 2, një vilë me sipërfaqe e me pishinë të madhe e tjetrën e tek Perla Resort.
I njëjti burim për JOQ konfirmon se vilën e dytë Rrushi e ka blerë 4 muaj pasi është emëruar drejtor në AKU, me vlerë 450,000€.
Ndërsa vilën e parë e ka blerë 7 vite më parë kur ishte drejtor i QSUT. Para se të emërohej drejtor i AKU, Edmond Rrushi ka qenë drejtor i QSUT, por në vitin 2014 ai u kallëzua më prokurori bashkë me 4 titullarë të tjerë dhe punonjës të institucionit.
Sipas një raporti të KLSH-së, Rrushi së bashku me zyrtarët e tjerë kishin keqmenaxhuar fondet me vlerën 560,000$ duke shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej 350,000€.
Me paratë që ka vjedhur në QSUT, Mondi bleu vilën e parë në Lalz, teksa ka thyer rekord të ri vjedhjeje pasi me vetëm 4 muaj drejtor i AKU ka blerë vilën e dytë me vlerë gjysmë miliard lekë në “parajsën e oligarkëve” po në të njëjtin lokacion.
Burime ekskluzive për JOQ bëjnë me dije se që në momentin që Rrushi i pushtetit mori drejtimin e AKU ky institucion është kthyer në vegël të tij pasi kufitare kanë dalë jashtë kontrollit për mallrat që futen në vend dhe kontrabanda ka shkuar në maksimum.
Kunati i Rrushit Luan Zhuzhi është emëruar shef hetimi ndërsa truprojën Fajton Pashollin e ka emëruar drejtor të AKU të Tiranës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.