Anulohet vendimi i gjykatës maqedone/ Ish- ushtarët e UÇK-së që kërkohen nga Serbia, mund të arrestohen në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.08.2024, 23:21

Gjykata Supreme sot ka marrë vendim lidhur me ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, i kërkuar nga Serbia si i dyshuar për krime lufte në Kosovë, për të cilin anulohet aktvendimi i Gjykatës Themelore Penale në Shkup dhe rasti u kthye për një vendim dhe veprim të ri.

Tutje, sipas tre gjyqtarëve të Gjykatës Penale nuk kishte bazë për ekstradimin e Blerim Ramadanit, i cili tashmë ishte arratisur nga arresti shtëpiak i urdhëruar nga gjyqtari Pajazit Pajaziti i së njëjtës gjykatë. Rrjedhimisht, kjo i bie që ish- ushtarët e UÇK-së që kërkohen nga Serbia, mund të arrestohen në Maqedoninë e Veriut.

“Këshilli penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Penale ne Shkup, me rastin e marrjes së vendimit me të cilin konstatoi se nuk janë përmbushur prezumimet ligjore për ekstradimin e personit të përmendur. Nuk janë dhënë arsye të bazuara me të cilat është udhëzuar kur ka pranuar se procedura është filluar në pajtim me nenin 75 paragrafi 1 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale, si procedurë e shkurtuar që do të zhvillohet si procedurë e rregullt në pajtim me nenin 68 lidhur me nenin 51 të të njëjtit ligj. Sipas Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ky lloj i veprimit dhe vendimmarrjes nga ana e gjykatës së shkallës së parë është i paqartë dhe i pakuptueshëm, pa arsyet përkatëse nga të cilat këshilli është udhëhequr gjatë marrjes së vendimit të tij”, tha Gjykata Supreme.

Tutje, gjatë rigjykimit, gjykata e shkallës së parë ka marrë parasysh indikacionet e treguara, si dhe dispozitat e Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Çështjet Penale dhe të Konventës Evropiane për Ekstradim.

Siç raporton SAKAMDAKAZAM.MK, Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve në Maqedoni më 14 gusht. Ai u arrestua më 17 korrik 2024 në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues.

Serbia po e kërkon atë me fletarrest për dyshimin për krime në luftën e Kosovës 25 vjet më parë.

Mirëpo, gjyqtari i procedurës paraprake Pajazit Pajaziti nga Gjykata Penale ne Shkup, nga ekstradimi, Ramadanit i ka caktuar arrest shtëpiak, në adresën e regjistruar të familjarëve/shokëve të të dyshuarit Ramadani.Siç mësuam, Ramadani është arratisur pikërisht pas vendimit të tre gjyqtarëve të tjerë në Këshillin Penal, të cilët, ndryshe nga kolegu i tij Pajaziti, kanë urdhëruar që Ramadanit ti caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të rrezikut për arratisje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit