Regjistrimi në shkollat e mesme të Tetovës – Interesim i madh për mjekësinë, i ulët për drejtimet teknike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.08.2024, 16:09

Ka përfunduar sot afati i tretë i paraqitjes online të dokumenteve për regjistrim në shkollat e mesme të Tetovës. Sipas Sektorit për Arsim të komunës së Tetovës krahasuar me afatin e parë dhe të dytë, tani kanë një rritje të numrit, sidomos në shkollën ekonomike dhe në gjimnazin “7 Marsi”. Ndërkohë interesimi është shumë i dobët për drejtimet teknike.

“Interesimi më i madh ka qenë në shkollën e mesme të mjekësisë, ku nga numri i paraparë për tu regjistruar, janë paraqitur dyfish më shumë nxënës. Për fat të keq në shkollat e mesme profesionale vazhdon interesimi të jetë i dobët, konkretisht në shkollën tekstile dhe në shkollën e mesme të bujqësisë, edhe aty interesimi është tepër i vogël, por shpresojmë dhe presim që edhe këtë vit të kemi numër të mjaftueshëm të nxënësve”, tha Nazmi Dauti. Sektori për Arsim, komuna e Tetovës, drejtimin e mjekësisë, interesimi më i lartë është për mjekësinë e përgjithshme dhe infermierinë.

“Interesimi i nxënësve është shumë më i madh tani për dallim nga viti i shkuar. ka edhe shumë më tepër aplikime, sidomos në afatin e tretë. deri më tani në afatin e parë dhe të dytë kemi pranuar 108 nxënës për ekonomi dhe 40 për juridik. Ndërsa në afatin e tretë aplikuan 150 ekonomistë dhe 47 për juridikun”, u shpreh Hava Hasani. drejtoreshë e Sh.M. Ekonomike.

Në Tetovë në gjithsej pesë shkolla të mesme, ka 5200 nxënës të regjistruar nga viti i parë në të katërtin, sipas sektorit për arsim ky numër ulet brenda vitit për shkak të shpërnguljes së shumë familjeve jashtë shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit