“Dje ndodhi nje sherr ne Budva Mal te zi, ishim 5 shqiptar kunder 4 serb. Na pan targat shqiptare dhe filluan tu na shajt, i zbritem nga makina dhe i cuam per spital”-raporton qytetari për JOQ.
ARTIKULLI I MEDIAVE SERBE
Policia e Budvës ka ndaluar pesë shqiptarë të cilët sulmuan fizikisht një shtetas serb në lagjen Velji Vinogradi, sipas mediabëve serbe. Policia ndaloi shqiptarët rreth orës 11:30, pasi u raportua rasti.
Pretendohet se shqiptarët dolën nga makina dhe sulmuan fizikisht serbin. Ai mori ndihmë mjekësore në klinikën e ndihmës së shpejtë, ku mjekët përcaktuan shkallën e lëndimeve të tij.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në rrugën Babilonia në Budva, pranë restorantit "Kangaroo", ndodhi një përleshje ku u përfshinë disa persona.
Me një reagim të shpejtë, oficerët e policisë gjetën dhe çuan në ambientet zyrtare shqiptarët me inicialet K.J 46 vjeç, K.K 19 vjeç, K,E 16 vjeç, P.D 20 vjeç dhe P.D 23 vjeç e po ashtu R.A 43 vjeç nga Beogradi, Š.B. 59 vjeç nga Budva, V.M 39 vjeç nga Budva dhe S.M 57 vjeç nga Budva.
Shtetasit shqiptarë K.J, K.K, K.E, P.D dhe P.D, si dhe malazezi S.M, u arrestuan për shkeljet që kryen dhe do të dërgohen në Gjykatën me kërkesë për fillimin e procedurave për kundërvajtje.
Serbi R.A është duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Kotorr, pas të cilave do të arrestohet dhe do të paraqitet në Gjykatën e Budvas brenda afatit ligjor.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.