Gjendet diamanti i dytë më i madh në botë 2400 karat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.08.2024, 18:37

Diamanti i dytë më i madh që është parë ndonjëherë, një gur i papërpunuar prej 2,492 karatësh është zbuluar në Botsvana, në një minierë në pronësi të firmës kanadeze Lucara Diamond.

Është gjetja më e madhe që nga zbulimi i diamantit Cullinan prej 3,106 karatësh në Afrikën e Jugut në vitin 1905, i cili u nda në nëntë gurë të veçantë, shumica prej të cilëve janë bizhuteri të Kurorës Britanike.

Diamanti u zbulua në minierën Karowe, rreth 500 kilometra në veri të kryeqytetit të Botsvanës, Gaborone. Qeveria e Botsvanës tha se ky ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës së Jugut.

Zbulimi më i madh i mëparshëm në Botsvanë ishte një gur prej 1,758 karatësh, i gjetur në të njëjtën minierë në vitin 2019. Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj të diamanteve në botë, duke përbërë rreth 20% të prodhimit global.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit