Për vrasjen e Faik Ajdinit në fshatin Zhapokikë të Memaliajt janë vënë në pranga Skënder Ajdini, 71 vjeç, bashkëshortja e tij, Darovi Ajdini, djali Bledar Ajdini, 43 vjeç dhe Blerti Kanushi.
Në lagjen Cenometaj të fshatit ka vetëm 3 shtëpi, ku njëra i përket viktimës dhe 2 të tjerat bashkëpunëtorëve të autorit.
Sipas burimeve nga prokuroria, ngjarja e rëndë i ka vënë kapakun një serie incidentesh dhe sherresh mes dy familjeve. Prej disa muajsh, autori i krimit, Blerti Kanushi, strehohej në banesën e Skënderit dhe Bledarit, sepse ishte në kërkim për kultivim narkotikësh dhe trafikim kokaine.
Për shkak të marrëdhënieve të këqija që kishin familjet me njëra-tjetrën, si edhe debatit të ashpër pak kohë më parë për një vijë uji, Blerti Kanushi druhej se 72-vjeçari, Faik Ajdini, mund të tregonte në polici vendndodhjen e tij.
Prej kohësh, viktima nuk jetonte në fshat, por udhëtonte çdo javë nga Tepelena për atje për të kontrolluar banesën dhe kopshtin.
Në fundjavë, rrugës për në fshatin Zhapokikë Faik Ajdini ka futur në mjetin e tij disa trungje pemësh të lëna buzë rrugës, të prera nga bashkëpunëtorët në krim. Në fillim, kjo ngjarje u bë shkak i konfliktit verbal mes tyre. 23-vjeçari që strehohej në banesën e çiftit Ajdini është përfshirë në konflikt dhe më pas i ka zënë pusi Faik Ajdinit kur po shkonte te mjeti i tij për t’u kthyer në Tepelenë.
Sipas hetuesve ka shenja të një përleshjeje fizike mes dy burrave dhe më pas një goditje me sëpatë në pjesën e pasme të qafës. Mendohet se në momentin e krimit edhe 71-vjeçari i arrestuar, Skënder Ajdini, ka qenë prezent dhe ka ndihmuar për të hedhur trupin e viktimës në përrua. Ndërsa Blerti Kanushi është larguar me këmbë në drejtim të një zone të pyllëzuar.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.