Mister mbytja e jahtit me milionerë në Siçili, ekspertët gjejnë gabime të shumta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2024, 15:25

Shkaqet e sakta të fundosjes së jahtit luksoz në Palermo mbeten një mister i pazgjidhur.

Sipas zhvillimeve të fundit, një trup i pestë, ai i manjatit të teknologjisë Mike Lynch është gjetur në një kohë që prodhuesi u jahtit fatal ka folur për një listë të gjatë gabimesh.

Mbetet e paqartë pse jahti me vela nuk u kthye në pozicionin e drejtë pas "goditjes" së turbinës së ujit si dhe pse zona e kuvertës së poshtme nuk ishte plotësisht i mbyllur kur anija u përmbys.

Giovanni Constantino, themeluesi dhe CEO i kompanisë që zotëron asetet e Perini Navi Viareggio, e cila ndërtoi Bayesian duke folur për Corriere della Sera për shkaqet e tragjedisë detare në Palermo, ai tha:

“Gjithçka që është bërë zbulon një listë shumë të gjatë gabimesh. Njerëzit nuk duhej të ishin në kabina, varka nuk duhej të ishte në spirancë. Dhe pse ekuipazhi nuk e dinte për gjendjen e turbulencës? Pasagjerët raportuan se stuhia mbërriti në mënyrë të papritur, nga hiçi. Kjo nuk është e vërtetë. Gjithçka ishte e parashikueshme. Unë kam hartat e motit pikërisht këtu para meje. Asgjë nuk erdhi papritur”. Kushtet e pafavorshme të motit ishin plotësisht të njohura në të gjitha hartat meteorologjike. Ishte e pamundur që askush të mos i njihte”.

Ndërkohë që një ekspert i shquar në industrinë e lundrimit tha se një jaht si Bayesian duhet të ishte kthyer në një pozicion të drejtë menjëherë pasi turbina u "godit".

Të mërkurën, në një takim të anëtarëve të ekipit të shpëtimit të përfshirë në kërkimin e pasagjerëve të zhdukur, zhytësit raportuan se spiranca e jahtit nuk ishte ulur plotësisht. Kjo spirancë që i jep jahtit stabilitet dhe ekuilibër gjatë lundrimit u ul në një thellësi prej 4 metrash, në vend të thellësisë së plotë prej 7.5 metrash. Është raportuar gjithashtu se zona e kuvertës së poshtme nuk ishte mbyllur plotësisht kur anija u përmbys.

Jahti luksoz u godit në orët e para të së hënës nga një turbinë uji disa qindra metra larg bregut të Porticello në Sicilinë veriore.

Manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch ishte në mesin e gjashtë personave të zhdukur. Të enjten, zhytësit konfirmuan se trupi i tij ishte gjetur. Vajza 18-vjeçare e Lynch, Hannah Lynch, ishte në bord dhe është ende e zhdukur.

Jonathan Bloomer, kryetari i bankës së investimeve Morgan Stanley International, u konfirmua i vdekur të enjten.

Gruaja e Bloomer, Judy ishte në udhëtim me jaht me burrin e saj. Zhytësit konfirmuan se e gjetën trupin e saj të enjten.

Po ashtu edhe shefi i kuzhinës në bord të jahtit Recaldo Thomas vdiq. Trupi i tij ishte i pari që u nxor nga rrënojat.

Avokati amerikan Chris Morvillo ishte në mesin e atyre që u gjetën të vdekur të enjten. Morvillo ishte ndihmës avokat për Distriktin Jugor të Nju Jorkut midis 1995 dhe 2005 dhe punoi në hetimin terrorist për sulmet e 11 shtatorit.

Gruaja e Morvillo, Neda, vdiq së bashku me burrin e saj.57-vjeçarja kishte një markë bizhuterish luksoze, të cilën e drejtonte me emrin e saj të vajzërisë Neda Nassiri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit