Lihen në burg dy punëtorët e vëllezërve Frroku, kamarieri: Pashë këmbën me gjak dhe kuptova se jam plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2024, 14:48

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Zyber Zagradi dhe Mario Pali, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e dyfishtë në Velipojë. Zyber Zagradi, i cili u plagos gjatë ngjarjes, dhe Mario Pali kanë deklaruar në gjykatë se ata mbërritën në vendin e ngjarjes pasi konflikti mes vëllezërve Frroku dhe viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha kishte filluar.

Zagradi ka thënë se ka parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar, por nuk e ka ditur se si ka nisur konflikti. Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk e di si është plagosur, duke u shprehur se vetëm e pa veten të gjakosur në këmbë nga një plumb.

“Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”.

Në polici, Zagradi kishte deklaruar se pas ngjarjes ishte dërguar nga Mario Pali te motra e vëllezërve Frroku në Lezhë, e cila më pas e ka dërguar në spitalin e Lezhës. Megjithatë, Pali e ka mohuar këtë version, duke thënë se ai është larguar drejt Shkodrës menjëherë pas ngjarjes.

Avokati mbrojtës Simon Pashku ka kërkuar që klientët e tij të vendosen në "arrest shtëpie" dhe ka kundërshtuar ndalimin e tyre si të paligjshëm. Megjithatë, gjyqtarja Arta Llazari ka pranuar kërkesën e prokurorit Albert Murçaj për masën e sigurisë "arrest me burg".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit