Tutoret kineze shfrytëzonin dhe kërcënonin eskortat në Tiranë: 15 mijë euro për t’u larguar nga puna

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2024, 14:04

Detaje të reja janë zbardhur nga rrjeti i prostitucionit në Tiranë, i organizuar nga dy gra kineze.

Njëra prej organizatoreve, Yhong Yang, 52 vjeçe, banore në Tiranë, është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtorja e saj, një 38-vjeçare nga Kina, është shpallur në kërkim.

Të dyja gratë rekrutonin vajza nga Kina dhe Filipinet përmes rrjeteve sociale, duke u siguruar viza pune dhe leje qëndrimi. Vajzat akomodoheshin në banesa me qira në zona të ndryshme të Tiranës, ku realizoheshin fotografi erotike për t'u reklamuar në faqen "Escort Tirana." Ato më pas shfrytëzoheshin për prostitucion me tarifa që varionin nga 150 deri në 300 euro.

Kur vajzat kërkonin të largoheshin nga rrjeti, ato përballeshin me kërcënime dhe dhunë, përfshirë kanosjen ndaj familjarëve. Në një rast, 38-vjeçarja e shpallur në kërkim mori një shumë prej 15 mijë euro nga njëra prej vajzave që kërkonte të largohej.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 4500 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal, një laptop, tre celularë, dy pasaporta dhe tre fletore me shënime.

Ndaj dy grave janë ngritur akuza penale, ndërsa shtatë vajzat e rekrutuara nga Kina dhe Filipinet u proceduan penalisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit