Shembja e pallatit te ‘Brryli’: Banorët mbi gërmadha për të shkuar në shtëpitë e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.08.2024, 08:50

Pak ditë më parë në zonën e Brrylit në Tiranë, pranë Ministrisë së Jashtme, është shembur një pallat, një proces që ka shkaktuar shqetësim të madh jo vetëm për sigurinë e banorëve të zonës, por edhe për kalimtarët.

Banorët e zonës thonë se punimet po kryhen jashtë çdo standardi dhe kushti teknik pasi nuk ka një perimetër sigurie, një tabelë të njoftimit të fillimit të punimeve, në shkelje me kushtet teknike dhe mbi të gjitha nuk ka një rrugë kalimi në të cilën të kalojnë banorët e 2 pallateve, për të cilët e vetmja rrugë kalimi qe ishte është e bllokuar.

Duke u ndalur te kjo pikë kaq e rëndësishme, banorët kanë treguar për JOQ ALBANIA se për të shkuar në shtëpitë e tyre kanë kaluar me fëmijë të vegjël në krahë sipër gërmadhave.

Ndërkohë që një biznes privat aty pranë ka hapur zyrat e tij që banorët të kalojnë në disa raste, por jo përgjithmonë.

Ata thonë se në rast emergjence apo rënie zjarri, asnjë mjet nuk mund të kalojë pasi rruga është e bllokuar dhe nuk ka asnjë zgjidhje.

Si në çdo problem tjetër edhe në këtë rast organet kompetente i hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, në këtë rast Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, dhe ata që vuajnë janë banorët.

Nga ana tjetêr shembja e pallatit me justifikimin se është dëmtuar nga tërmeti shqetëson banorët pasi ata mendojnë se bashkia po e shemb për t’i bërë nder ndonjē oligarku ndërtimi.

Denoncimi nr.1

Pershendetje, po ju dergoj disa imazhe nga punimet jashte standardi qe po behen ne afersi te Ministrise se Jashtme.

Po behen punime jashte cdo kushti teknik,

– Pa nje perimeter sigurie duke rrezikuar jeten e banoreve qe jetojne aty dhe jeten e kalimtareve.

– Nuk ka nje tabele te njoftimit te fillimit te punimeve, ne shkelje me kushtet teknike.

– Nuk ka nje rruge kalimi ne te cilen te kalojne banoret e 2 pallateve, per te cilet e vetmja rruge kalimi qe ishte eshte e bllokuar. Pa llogaritur qe secili do te hy dhe te dal nga shpia e tij lirisht, ne rastin me te keq te ndonje emergjence renie zjarri, zjarrefikesja nuk ka si te aksesoj. Ne rastin e ndonje emergjence shendetesore banoret nuk kane si te dalin nga shpite e tyre.

Duhet te negocionim me nje biznes qe te kalonim ne pronen e tyre per te dal nga shpia. Kto gjera ndodhin vetem ne Shqiperi, ne nje vend qe njerezit jane te pallogaritshem.

Denoncimi nr.2

Pershendetje Joq.Dua te denoncoj ne lidhje me pallatin qe po prishin tek Brryli, ngjitur me Avokatin e Popullit. Mbreme kane nisur ta prishin dhe kane bllokuar hyrjen e pallatit qe eshte perballe tij ku e vetmja rruge kalimi eshte kjo ketu ne foto, ku per momentin eshte e bllokuar. Kemi kaluar dje mbasdite me femije te vogel ne krahe siper germallave sepse sa kishin filluar dhe na ndihmoi policia dhe ne darke kur donim te dilnim gjetem kete pamje qe sheh ne foto dhe asnje zgjidhje se si do dilnim. Kam telefonuar policine dy here dhe pergjigja qe mora ishte nuk eshte kompetence e jona por e policise bashkiake, kur ta gjej zgjidhjen do te te them. Ka hapur deren e zyrave karburant Eida qe ka tek pallati ngjitur me kte qe po prishet dhe kemi kaluar aty mbreme dhe sot ne mengjes por nga policia asnje zgjidhje , kte e bene si nder sot me banoret e pallatit dhe na thane qe nuk e hapim me deren sepse e kane bere problem. Askush nuk po gjen dot nje zgjidhje, aty jane dy pallate qe e vetmja rruge kalimi eshte kjo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit