Dramat në jetën personale të këngëtarit të njohur shqiptar, Blero, duket se nuk kanë të ndalur.
Pasi ai ndau me publikun disa ditë më parë një postim emocional ku shprehte dhimbjen për largimin e ish-të dashurës, artisti ka vendosur të shprehë ndjenjat e tij në një mënyrë krejtësisht të veçantë.
Në postimin e tij të mëparshëm, Blero zbuloi se që kur nuk është më me të dashurën e tij, të cilën e quan ‘bebi’, ai nuk ka mundur të gjejë paqe.
“S’po më hahet buka prej që ti ke ik, nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia, nuk po shoh motiv pa ty,” shkroi ai, duke shtuar se mallin për të dashurën e tij e ndjen në çdo çast. Ai e quan atë “dashurinë e jetës së tij”, shkroi ai dhe thekson se askënd nuk e ka dashur si atë.
Megjithatë, pas këtij postimi të prekshëm, Blero ka vendosur të qetësojë fansat e tij në një mënyrë krejt të papritur: duke bërë një tatuazh. Artisti zgjodhi të bëjë tatuazh një figurë të fast food-it, përkatësisht një hamburger, patate të skuqura dhe një pije, një zgjedhje që ka nxitur kuriozitetin e ndjekësve të tij.
Ky veprim i ri i Bleros mesa duket vjen si kundërpërgjigje për të gjitha talljet që i janë bërë këto ditë në rrjetet sociale, lidhur me specifikimin e “bukës” dhe faktit që s’po mund të hajë asgjë që nga ndarja.
Duke përdorur fjalë të ndjera dhe të sinqerta, ai kërkoi që ajo të kthehej përsëri në jetën e tij, edhe pse e pranoi se e di përgjigjen e saj.
“Të dytë jemi fajtor dhe ti e para. Mos harro…”, përfundoi ai në postimin e tij, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre ka pasur sfidat e saj.
Kjo dramë personale e Bleros ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke e lënë të hapur pyetjen nëse kjo përpjekje e tij për t’u rikthyer bashkë me të dashurën e tij do të ketë sukses.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.