Nazmija vrau kunatin, arma u shkrep 10 herë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.08.2024, 19:26

Është caktuar 1 muaj paraburgim për Nazmije Millakun nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Gruaja dyshohet për vrasjen e kunatit të saj Nazmi Millakut ngjarje e shënuar dje në mbrëmje.

Pas vrasjes, ajo u vetëdorëzua në Polici. Ngjarja e rëndë ndodhi në në lagjen "Kodra e Trimave", në Prishtinë.

Policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë që dyshohet të jetë arma e përdorur në vrasje.

U gjetën 10 gëzhoja të nxjerra nga arma, katër predha, dhe një karikator me tre fishekë. Gjatë kontrollit, u sekuestruan edhe 27 fishekë të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit