BDI: Qeveria monoetnike e VMRO-së ndalon projektin për bulevard në rrugën për Kosovë “Hasan Prishtina”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.08.2024, 16:16

Bashkimi Demokratik për Integrim e ka konsideruar të papranueshëm dhe të parealizueshëm propozimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që drejtohet nga Hristjan Mickoski, që problemet me qytetin e Shkupit të zgjidhen në kurriz të shqiptarëve.

Këto komente, nga BDI-ja i kanë bërë pasi që qeveria e Mickoski-t e ka ndalur ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” në rrugën për Kosovë si dhe nyjën tek semaforët në rrugën “Slovenia”, që gjithashtu e lidh Çairin me rrugën për Kosovë.

Qeveria, siç e quajnë nga BDI-ja, “monoetnike” po avancon “nga një skandal në ditë, tashmë po bëhen nga disa skandale në ditë, 60 ditë qeverisje, 120 skandale”, derisa kanë akuzuar përfaqësuesit e shqiptarëve në qeveri, koalicionin “VLEN”, që nuk po reagojnë.

“Edhe si zakonisht, asnjë fjalë nga V-aza-LEN-ët ndaj kësaj përbuzjeje, poshtërim, nënçmimi të shqiptarëve nga qeveria monoetnike”, thanë nga BDI.

Nga partia që drejtohet nga Ali Ahmeti, treguan se gjatë kohës kur ata ishin në qeveri kanë ndarë 8 milionë euro qytetit të Shkupit për bulevardin “Hasan Prishtina” që e lidh Shkupin me qarkoren në rrugën për Kosovë dhe nyjën që e lidh atë bulevard me Çairin, Butelin dhe Shuto Orizaren.

“Pas mohimit të flamurit kombëtar, ‘dellumno’ edhe të himnit shqiptar, gjuhës shqipe, administratorëve, ndryshimeve kushtetuese, Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit, fjalës së dhënë publikisht dhe nënshkrimit të deponuar, turpërimit para Kosovës dhe Shqipërisë, mohimit të Kosovës, sjelljes së putinistit Stoilkoviç në krye të drejtave tona, korridorit 8, i erdhi radha edhe ndalimit të projektit jetik për ndërtimin e bulevardit ‘Hasan Prishtina’ në rrugën për Kosovë”.

Nga partia më e madhe shqiptare në Maqedoni të Veriut, kanë pyetur koalicionin “VLEN” se “a keni një grimcë dinjiteti?”, dhe se “për çfarë keni hyrë në qeveri pa legjitimitet, kur asnjë pikë e vetme e programit tuaj nuk është e përfshirë?”.

“Përgjigja është e qartë, për t’u pasuruar në kurriz të popullit dhe për ti shërbyer VMRO-së në politikat antishqiptare”, theksuan nga BDI ndër të tjera.

Ky regaim i BDI-së vjen në një kohë kur Maqedonia e Veriut ka zgjedhur një qeveri të re, me kryeministër liderin nacionalist maqedonas, Hristjan Mickoski.

Për ta formuar qeverinë e tij, Mickoski ka zgjedhur partnerë qeverisës koalicion “VLEN”, duke anashkaluar kështu fituesin e zgjedhjeve “Frontin Evropian”, dhe duke shkelur parimin e fituesit me fituesin (te shqiptarët dhe te maqedonasit).

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit, VMRO-DPMNE-ja dhe lideri i saj Mickoski kishin ndjekur linjën anti-shqiptare, posaçërisht kundër partisë më të madhe shqiptare BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti.

Ndërsa, me te marrë pushtetin, qeveria e Mickoskit, ka shkarkuar një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve nga pozitat publike, duke i zëvendësuar ata me maqedonas e komunitete tjera.

Po ashtu, kjo qeveri ka ulur edhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike, teksa ka rritur atë të maqedonasve dhe serbëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit