Mickoski: Gjyqtari Pajaziti ka shumë vendime diskutabile, Këshilli Gjyqësor të vendosë për karrierën e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.08.2024, 15:39

Ia lë Këshillit Gjyqësor të vendosë me karrierën gjyqësore të gjyqtarit Pajazit Pajaziti, theksoi kryeministri Hristijan Mickosku në pyetjen e gazetarëve nëse gjyqtari Pajaziti duhet të përgjigjet për arratisjen e Blerim Ramadanit.

Sipas Mickoskit, Pajaziti është gjyqtari i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së dhe siç tha ai, me shumë gjykime diskutabile në të kaluarën.

“Ai është gjyqtari i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së dhe ai i ka treguar cilësitë e tij në të kaluarën. Pajaziti është gjyqtar i cili në të kaluarën ka bërë shumë gjykime të llojit të tillë të cilat janë diskutabile dhe ia lë Këshilli Gjyqësor të vendosë se ç’farë do të bëjë më pas me karrierën gjyqësore të Pajazitit”, deklaroi Mickoski, gjatë vizitës në Negotinë.

Kryeministri përsëriti se nevojiten reforma në sistemin gjyqësor për shkak të, siç tha besimit kataklizmik dhe katastrofik. Ai theksoi se reformat janë të nevojshme për t’u mposhtur kërcënimi i sigurisë, nga gjendja pandemike me krimin dhe korrupsionin, sepse, theksoi, “nuk do të thotë kërcënim i sigurisë vetëm nëse dikush ka marrë armë në dorë dhe e rrezikon territorin e shtetit”.

“Dhe po, në Programin tonë qëndron se duhet të shpërndahet Këshilli Gjyqësor, i tillë siç është partiak. Por edhe Këshilli i Prokurorëve Publik, sepse e shihni se ç’farë po ndodh atje. Njerëzit të cilët janë pjesë e institucionit, ngadalë por sigurt kanë njohuri për veprat e kryera penale etj. Por, pasi u hap debati në opinion, ne jemi të gatshëm si Qeveri transparente, Qeveri e cila dëshiron të kujdeset për të ardhmen, ndërsa jo për të kaluarën t’i dëgjojmë të gjithë dhe nëse është e nevojshme të bëjmë një mozaik nga e gjithë kjo”, thotë Mickoski.

Duke përsëritur se nëse nuk kemi shtet juridik kemi edhe kërcënim të sigurisë tha se për shkak të kësaj nuk mund të lejojmë të kemi politikanë krimi, kriminelë dhe nivel të lartë të korrupsionit.

Ai nga Negotina tha se do të vazhdojnë me konsultimet për reformat në gjyqësor, me qëllim që të arrihet formula, me të cilën qytetarët do të besojnë se drejtësia vlen për të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit