Të dielën në mbrëmje, në zonën e San Fereolos, Itali, efektivët e policisë arrestuan në flagrancë një djalë rreth 25 vjeç, me origjinë senegaleze, me banim në provincën e Lodit, për veprën penale të plagosjes së rëndë.
I riu është arrestuar pasi ka sulmuar me çekiç një 38-vjeçar shqiptar, shoferi i taksisë që ai kishte hipur pranë stacionit hekurudhor San Donato Milanese për t'u kthyer në kryeqytet.
Taksisti shqiptar u tha hetuesve se, pasi mbaroi udhëtimi, në momentin e pagesës me vlerë 80 euro, senegalezi nxorri një çekiç dhe e goditi disa herë në pjesën e pasme të kokës.
E gjithë ngjarja që mund të kishte pasoja edhe më të rënda është filmuar tërësisht nga kamera e sigurisë brenda në taksi, e cila ka lejuar policinë të rindërtojë dinamikën e ngjarjeve.
Pas sulmit, senegalezi tentoi të arratisej, duke ikur në një rrugë aty pranë. Shqiptari u shpëtua fillimisht nga efektivët që ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe më pas nga personeli shëndetësor që e shoqëroi me kodin e verdhë në spitalin lokal.
Policia vijoi kërkimet për kapjen e autorit edhe falë një raportimi nga një zonjë që pa djalin të fshehur pas një gardhi, ai u arrestua në flagrancë për plagosje të rëndë.
Pas gjykimit në gjykatën e Lodit, u vërtetua arresti dhe u caktua masa e sigurisë arrest shtëpie.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.