Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku është regjistruar një vrasje e rëndë për arsye ende të paqarta.
Nazmije Millaku, rreth 55 vjeç ka ekzekutuar kunatin e saj, Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeç, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
E dyshuara dhe viktima jetonin në të njëjtën shtëpi, por kishin hyrje të ndara. Pas ngjarjes, Nazmije Millaku është arrestuar.