Hapet GoFundMe për të ndihmuar dy fëmijët jetimë të Egli Progës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.08.2024, 10:46
Familjarët e Egli Progës kanë hapur një llogari në GoFundMe për të asistuar me ndihmë financiare familjen që tashmë ndodhet në kushte të
vështira ekonomike.
Egli bënte dy punë për të rritur fëmijët e tij të vegjël të cilët tashmë kanë mbetur jetimë. Baahkëshortja e tij ka mbetur e vetme në përballjen me jetën e vëahtirë për të rritur dy fëmijët të cilët babain ia vranë.
Me të gjithë peshën e rëndë që po mbajnë mbi supe, familjarët kanë kërkuar ndihmë nga kushdo që ka dëshirë t’i ndihmojë sadopak.
NË GOFUNDME TË HAPUR PËR TË NDJERIN EGLI PROGA SHKRUHET:
Të dashur miq dhe bashkëkombas,
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se më 10 gusht, Eglantin Proga, një djalë dhe baba i dashur, humbi jetën tragjikisht. Kjo ngjarje e tmerrshme ka lënë një boshllëk të pamasë në zemrat e babait të tij, gruas, motrës dhe, mbi të gjitha, dy fëmijëve të tij të vegjël.
Asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e Eglit, por ne mund të bëjmë diçka për të ndihmuar familjen e tij në këtë periudhë të errët. Në një kohë kur dhimbja dhe pasiguria ekonomike janë të mëdha, le të bashkojmë forcat për të mbështetur financiarisht familjen Proga. Kjo është mundësia për të treguar se shqiptarët kudo që ndodhen kujdesen për njëri-tjetrin, veçanërisht në kohë të vështira. Çdo kontribut, sado i vogël, do të jetë një ndihmë e madhe në:
• Rritjen dhe edukimin e fëmijëve të të ndjerit, të cilët janë në moshë shumë të re dhe kanë nevojë për përkujdesje dhe mbështetje.
• Mbështetje financiare për bashkëshorten e të ndjerit, në përballimin e sfidave të përditshme dhe në vazhdimin e përkujdesjes për fëmijët e tyre.
Ne besojmë se, si komunitet, kemi fuqinë të bëjmë një ndryshim. Le të shtojmë disa gurë në anën e mirë të peshores së mirës dhe së keqes në Shqipërinë tonë. Nëse jeni prekur nga kjo ngjarje dhe dëshironi të kontribuoni për të lehtësuar këtë barrë të rëndë, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj nisme.
Ju lutemi, ndani këtë mesazh me të tjerët dhe dhuroni sipas mundësive tuaja në këtë link të dedikuar për mbledhjen e fondeve. Çdo ndihmë, sado modeste, do të bëjë një ndryshim të prekshëm për këtë familje.
Faleminderit për zemrën tuaj të madhe dhe për mbështetjen që i jepni kësaj kauze!
Me respekt dhe mirënjohje,
Familja Proga

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit