Tavane të amortizuara dhe mure të shkatërruara, gjendja e Spitali Psikiatrik Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.08.2024, 10:43

Spitali Psikiatrik i Tiranës është në gjendje skandaloze, duke shkaktuar probleme të mëdha për pacientët dhe familjarët pasi janë të detyruar të përballen me kushte të mjerueshme që përkeqësojnë edhe më tej situatën e tyre.

Një qytetare që ka denoncuar këto problematika në spitalin “Xhavit Gjata” thotë se situata kërkon ndërhyrje urgjente pasi mungesa e infrastrukturës bazë, si dritaret, bën që pacientët të jenë të pambrojtur nga insektet dhe kushtet atmosferike.

Ajo thotë se pamja e jashtme e spitalit mund të duket e mirë, por kjo nuk është e mjaftueshme kur kushtet e brendshme janë skandaloze.

Qytetarja pyet qeverinë dhe institucionet përkatëse se ku kanë përfunduar fondet e dedikuara për përmirësimin e kushteve në QSUT dhe në spitalet e tjera.

Ajo i bën thirrje SPAK-ut që të shqyrtojë me urgjencë tenderimet dhe menaxhimin e fondeve në QSUT dhe të ndërhyjë nëse ka shkelje apo keqpërdorime.

Por se sa do i dëgjojë qeveria dhe SPAK thirrjet e qytetares mbetet për t’u parë pasi denoncimet e shqiptarëve për kushtet skandaloze të spitaleve janë të shumta, por marrja e masave dhe ndërhyrja për përmirësimin e tyre inekzistent.

Denoncimi i qytetares:

Gjendja tek Spitali Psikiatrik Tiranē. Nuk mjaftojnē hallet qē kanē njerēzit,por duhet tē pērballen dhe me kushtet skandaloze dhe tē mjerueshme tē spitalit. Kur temperaturat shēnojnē mbi 40 gradē,pacientēt dhe familjarēt e shkretē,torturohen nē kēto ambjente skandaloze qē as nē Gaza ku zhvillohet lufta nuk janē tē tilla. Shēndetsia falas?!

Nēse kjo quhet shēndetsi falas,ky vend ska pēr tu bērē kurrē me kēta politikanē qē vetēm dinē tē vjedhin dhe aspak tē bējnē punēn pēr tē cilēn janē zgjedhur dhe votuar. Meqē kētē kohē SPAK ēshtē bērē kryefjala e mediave dhe e tavolinave tē pērditshme,i bēj thirrje tē hedh njē sy dosjeve tē tenderimeve kētej nga QSUT. Ku kanē shkuar fondet qē gjendja ēshtē kaq e mjerueshme tek ky spital? 🤔 Kam dhe njē pyetje pēr kryeministrin e vendit tim:

Edhe sa ministra tē tjerē shēndetsie duhen ndērruar qē tē venē dorē tek ky spital?! Zoti pastē mēshirē pēr ju 🙏

Shto kētu faktin qē nē mungesē tē dritareve,natēn mushkonjat tē lēnē pa gjumē sikur nuk mjaftojnē tenperaturat e larta dhe na ruaj Zot po ra ndonjē shi,duhet hequr dysheku fare nga krevati sepse ca bie jashtē,futet brenda.

Nuk mjafton vetēm fasada nēse kushtet brenda janē skandaloze. Tiranē

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit