Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhapokikë 2 në Memaliaj, ku 72-vjeçari Faik Hajdini është gjetur i vdekur mëngjesin e 20 gushtit nga familjarët e tij, disa orë pasi kishte humbur kontaktet me ta.
Fillimisht, dyshohej se ai kishte humbur jetën nga një rënie aksidentale në humnerë, por hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një vrasje të qëllimshme.
Policia ka zbuluar se Faik Hajdini është vrarë nga fqinji i tij, Berti Kanushi, për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes tyre për një gardh që ndante shtëpitë e tyre. Pasi kreu krimin, Kanushi, me ndihmën e dy kushërinjve të viktimës, Skënder dhe Bledar Hajdini, ka hedhur trupin e 72-vjeçarit në një humnerë, ku përfundoi në përroin e fshatit.
Kushërinjtë, babë e bir, kanë ndihmuar në fshehjen e trupit të viktimës për të mbuluar krimin.
Sipas hetimeve, Faik Hajdini është qëlluar për vdekje me sëpatë, çka kanë shkaktuar plagët fatale në kokë dhe trup.
Berti Kanushi është shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa Skënder dhe Bledar Hajdini janë arrestuar dhe po përballen me akuza për bashkëpunim në krim dhe fshehje të trupit të viktimës.
Hetimet vazhdojnë për të kapur autorin kryesor dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.