“Gruaja ishte frymëzimi i tij”, mister vrasjet e mësuesit amerikan

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.08.2024, 09:08

Matthew Wertz me shumë gjasa e kishte planifikuar për një kohë të gjatë vrasjen e gruas, dy qenve dhe vetes. Ky plan mund të ketë filluar që kur u shpërngul nga banesa e tij e mëparshme për të jetuar në një shtëpi private me qira në zonën pranë ish-stacionit të trenit.

Banorët e lagjes, të cilët nuk e njihnin mirë, e kujtojnë si mësuesin e shkollës private 'Albanian College Tirana', që së bashku me gruan dhe dy qentë e tij, hynte e dilte shpesh nga shtëpia, përshëndeste fqinjët dhe blinte 2-3 birra.

Në letrën e lamtumirës drejtuar babait të tij, për të cilën ekspertët nuk kanë dyshime se është shkruar nga ai, Matthew shprehet se gruaja dhe kafshët e tij ishin të dashurit e tij më të mëdhenj, të cilët vendosi t'i marrë me vete.

Në përfundim të mesazhit, ai shkruan: "Më falni për këtë akt ekstrem. Nuk munda të largohesha nga veset e mia dhe po marr me vete ata që dua më shumë. Paratë që kam në llogari do të përdoren për të shlyer borxhet," dhe më pas vari veten pas derës së shtëpisë.

Hetuesit besojnë se kanë të bëjnë me një person që vuante nga depresioni i thellë. Si ish-alkoolist, Matthew mund ta ketë parë Shqipërinë si një mundësi për të shpëtuar nga veset e tij, ashtu siç përmend edhe në letrën e tij.

Me bashkëshorten e tij indoneziane, Saragih Sartika, 48 vjeç, kolegët në kolegj thonë se kishin një marrëdhënie të mirë. "Ajo ishte frymëzimi i tij, kujdeseshin për njëri-tjetrin," ka treguar njëri prej tyre.

Megjithatë, kohët e fundit, Matthew, 55 vjeç, kishte filluar të izolohej dhe i ishte shprehur i shqetësuar partneres së tij. Ky shqetësim i kishte nxitur drejtorin e shkollës të njoftonte policinë kur vërejti mungesën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit