Janë regjistruar tre raste të sulmeve ndaj policëve, në Shkup, Shtip dhe Kërçovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.08.2024, 08:55

Sjellje agresive, kërcënime dhe sulm të policëve janë regjistruar sot në tre raste të ndara.

Siç informoi MPB, në rastin e parë, T.I.(54) – polic i gjykatës nga Shkupi dje, në orën 11:00, në SPB Shkup paraqiti se rreth orës 10 ishte sulmuar në vendin e tij të punës. Sulmi ndodhi në Gjykatën themelore civile. Personi ishte sulmuar fizikisht nga S.H. (65) nga Shkupi.

Në rastin e dytë, ndërkaq, mbrëmë, në orën 23:30 në Shtip, nëpunës policorë pranë SPB Shtip e kanë privuar nga liria F.S.(42) nga Shtipi sepse fizikisht e ka sulmuar një nëpunës policor, i cili ka kryer veprime zyrtare. Më pas F.S. ka përdorur edhe mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar policit lëndime.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa adekuate”, paralajmëroi MPB. Në rastin e tretë, NJPB Kërçovë parashtroi padi penale kundër G.K.(44( nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë”.

G.K. më 13 gusht 2024 në Kërçovë përmes telefonit e ka kërcënuar një nëpunës policor nga Kërçova sepse paraprakisht i ka shkruar urdhër-pagesë kundërvajtëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit