Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se është konsultuar me ekipin e tij juridik dhe paralajmëroi se do të inicojë padi kundër ish-ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
“Me keqardhje e lexova atë status të saj. Nuk është hera e parë që Sllavjanka Petrovska të më godasë mua dhe familjen time në mënyrë të këtillë të ulët, me shumë gënjeshtra, trillime, konstruksione. Ajo për fat të keq më akuzoi mua në mënyrë monstruoze, por unë da t’ia lë këtë ndërgjegjes së saj dhe nderit. Nuk do të dëshiroja të hyj në thellësinë e mendimit të saj derisa e ka krijuar dhe publikuar këtë post”, tha Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve në Qeveri.
Jam konsultuar me ekipin tim juridik dhe do të inicoj padi sepse, siç theksoi, do të dëshiroja organet, gjykata, ta ndriçojë deri në fund atë, të shohin me çfarë dëshmi disponon Petrovska, se unë kam porositur dhe inkurajuar vrasje.
Mickoski shtoi se ka familje e cila funksionin nëpër qytet dhe nuk do të dëshironte, siç tha, të gjendet në situatë të pakëndshme.
Deputetja dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në profilin e saj në Fejsbuk shkroi se kryeministri Mickoski qëndron dhe i miraton të shtënat në Shkup.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.