Disa detaje të reja janë zbardhur së fundmi lidhur me plagosjen që ndodhi ditën e hënë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku efektivi Erion Goxhara plagosi me disa plumba shtetasin Lorenc Kosta.
Bazuar në hetimet është marrë vesh se autori xhiroi me celular të plagosurin dhe videon ia dërgoi kunatit të tij.
Gjithashtu, fill pas ngjarjes telefonoi të birin dhe i tha ta priste te rrethi i Shkozës, ku pasi morën një taksi u nisën drejt zonës së "Freskut".
Teksa po udhëtonte me taksi, Goxhara gjatë një bisede me një drejtues policie, nuk pranoi të dorëzohej. "Më mirë vras veten se të kalbem në burg", u shpreh ai.
Pasi mbërriti në zonën e “Freskut” u pikas nga policia, të cilët e ndoqën me vrap, por Goxhara mundi të largohej.
Po ashtu, bazuar në hetimet e bëra, polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta dhe e ka kërcënuar me jetë për motive xhelozie, pasi dyshohej se bashkëshortja e Goxharës kishte lidhje intime me Kostën.
Efektivi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për kapjen e Goxharës. Madje, kushdo që do të japë informacion për vendndodhjen e tij do të dëmshpërblehet me 10 mijë euro.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.