Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Zhapokikë 2 në bashkinë Memaliaj.
Trupi i pajetë i 72-vjeçarit Faik Ajdini ēshtë gjetur në një përrua pranë fshatit nga familjarët e tij, të cilët kishin mbi 48 orë pa asnjë kontakt me të dhe njoftuan menjëherë policinë.
Nga hetimet paraprake rezulton se Faik Ajdini është vrarë. Ekspertët kriminalistikë konstatuan dy goditje fatale në trupin e viktimës, një në kokë dhe një në qafë, me mjete prerëse si sëpatë apo thikë. Plaga në qafë ka shkaktuar hemorragji të rëndë, çka ka çuar në vdekjen e tij. Dyshohet se vrasësi ka hedhur trupin e Ajdinit në një humnerë për të humbur gjurmët.
Fillimisht u raportua se i moshuari kishte humbur jetën si pasojë e një rënieje aksidentale, por hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një vrasje.
Policia e Gjirokastrës ka ngritur postblloqe në akset kryesore të zonës, përfshirë aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabije, në përpjekje për të identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar.
Aktualisht, nuk ka ende të dyshuar për këtë ngjarje, dhe hetimet janë në vazhdim për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj vrasjeje.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.