Një i moshuar është gjetur i pajetë në fshatin Zhapokikë, Memaliaj.
Banorët kanë zbuluar trupin e Faik Hajdinit, rreth 70 vjeç, banor i këtij fshati, dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Viktima kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me familjen e tij.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes pasi nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vdekje pēr shkaqe natyrale apo vrasje.